Ish-deputeti Andi Përmeti ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas mesazhit të prerë që dha kryedemokrati Lulzim Basha sot, se nuk do të lejojë të mblidhet Kuvendi i PD-së për t’iu bërë gjyq vendimeve të SHBA-së.
Përmeti është i sigurt që Basha nuk do e mbajë fjalën. Për të argumentuar mendimin e tij, Përmeti ka sjellë në vëmendje një sërë deklaratash që datojnë nga 2015-2020 që ka bërë Lulzim Basha, e që nuk i ka qëndruar fjalës së tij.
Postimi i plotë:
“Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD.
Basha sot paska deklaruar që nuk do të lejojë Kuvendin Kombëtar të PD. Në 8 vite kanë qenë të shumta zotimet publike të Bashës ndërmjet të cilave me të njohurat:
2015- Nuk ka reforme territoriale pa pjesëmarrjen e PD.
2017- Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.|
2017- Çdo demokrat të jete i sigurt që bashkëpunim me LSI s’do të ketë kurrë.
2017- Fatmir Xhafa bëhet ministër vetëm po kaloi mbi trupin tim.
2018- Tra në rrugën e Kombit s’do ketë kurrë.
2019- Edi Rama nuk është më kryeministri i shqiptarëve.
2019- Zgjedhje bashkiake pa PD s’ka për të patur kurrë.
2019- Asnjë shtëpi në Unazë të madhe nuk preket. Do mbrohen me trupat tanë.
2020- Duhet të kaloni mbi trupat tanë që të prishni Teatrin Kombëtar.
Sot erdhi zotimi me i fundit: Kuvend të Partisë Demokratike nuk ka për të patur.
Sa here që Basha zotohet publikisht për diçka ndodh e kundërta e zotimit te tij. Tashmë mbas zotimit të tij të fundit na ngelet vetëm të urojmë: Punime të mbara Kuvendit Kombëtar të PD”, – shkruan Përmeti.
Diskutime rreth kësaj post