Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën në Jarinjë dhe Bërnjak pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për vendosjen e reciprocitet për targat me Serbinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta iu bën thirrje palëve që të ulin tensionet.
“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.
Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.”, – shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post