Fansat e moderatores së njohur shqiptare, Arbana Osmanit, janë të shqetësuar sesi do ia bëj ajo që të shkojë në punë, kur ka një bebe të vogël që është aq i lidhur pas saj.
Osmani është duke u përgatitur për nisjen e “Big Brother Vip”, që nis në tetor por kjo është një nga pyetjet që po i bëhet më shpesh këto kohë duket se s’ka të bëjë fare me shoun.
Ne një citat të postuar në Instastory, Arbana në fakt thotë diçka që e dimë të gjitha: kjo pyetje nuk u bëhet kurrë burrave. Dhe as burrit të Arbanës nuk i thotë njeri si do shkoj në punë kur ka një bebe në shtëpi.
Ndaj njerëz mendohuni më mirë kur shënjestroni me të tilla pyetje-presioni e gjykimi vetëm nënat. Fëmijët kanë edhe baballarë!
Diskutime rreth kësaj post