Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Fierit i rrethuar nga mbështetës të tij demokratë. Ai është pritur veçanërisht nga kryetari i degës dhe deputeti i PD, Luan Baçi teksa e ka shoqëruar nga Tirana deputeti tjetër, Flamur Noka.
Kjo është foltorja e dytë që mban Berisha pas asaj të Tiranës. Ai ka nisur një tur takimesh për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.
Berisha e konsideron Bashën si ish-kryetar të PD teksa kërkon një referendum brenda PD ku të jetë anëtarësia që të shprehet për vendimin e përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i demokratëve.
Diskutime rreth kësaj post