Deputeti i PD, Luan Baçi i është bashkuar takimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në Fier, i cili kundërshton vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
Baçi, njëkohësisht edhe kreu i PD së degës Fier është shprehur se PD nuk është as Bashës dhe as e Berishës, por e demokratëve.
“Jam pjesëmarrës si të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së së Fierit. Ka një lloj entuziami nga strukturat e PD-së së Fierit për të qënë këtu. Ka patur një thirrje mes anëtarëve të PD-së për të marrë pjesë në këtë foltore dhe absolutisht unë jam një prej tyre Nga kjo lëvizje që ndoshta doli spontanisht, PD do të dalë më e fortë”, tha Baçi.
Diskutime rreth kësaj post