Vendimi i gjykatës Kushtetuese në lidhje me shkarkimin e presidenti Meta, ishte njëra nga pyetjet të drejtuara ndaj gazetarit Blendi Fevziut i cili ishte i ftuar në Breaking. Fevziu u shpreh se Kushtetuesja nuk do të marr një vendim i cili do ta largojë Metën. Në këtë moment shpresoj se Gjykata të marr një vendim të saj.
“Mendoj se Kushtetuesja nuk do të marr një vendim i cili do ta largojë Metën. Në këtë moment shpresoj se Gjykata të marr një vendim të saj”, tha Fevziu.
Kujtojmë se në fundin e kësaj legjislature mazhoranca dhe opozita parlamentare ngritën një komision të dytë hetimor dhe më pas Paramenti shkarkoi me 104 vota pro presidentin Meta dhe e dërguan në Gjykatën Kushtetuese. Çekiçi i kushtetueses ka fatin politik të Ilir Metës nëse ai do ta mbyll mandatin e tij apo jo?
Gazetari u pyet edhe në lidhje me zërat se do të ketë një bashkëqeverisje Rama-Basha. Fevziu u shpreh se: Mund të jetë një tentativë e Ramës që ta ketë në favor por Bashën do ta dëmtonte shumë.
“Mund të jetë një tentativë e Ramës kjo është një favor dhe Bashën do ta dëmtonte shumë. Vendi nuk ka sot nevojë për bashkëqeverisje por një opozitë të fortë e cila dështoi me planin e saj”, u shpreh Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post