Barazimi i fundit ndaj Granada në “Camp Nou” ka vendosur presidentin e Barcelonës, Laporta, dhe drejtuesit e klubit në një situatë të ndërlikuar dhe tani shkarkimi i Ronald Kuman merret në konsideratë.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se ultimatumi ndaj trajnerit holandez për 9 pikë në 3 tri ndeshjet e radhës mbaroi që në sfidën e parë. Dhe menjëherë janë lakuar emrat e parë për të zëvendësuar Kuman.
Antonio Conte, Andrea Pirlo dhe Xavi janë tre kandidatët kryesorë, por këtyre u shtuar edhe Filip Koku, që në sezonin e shkuar drejtoi Derbi Kantrin në ligën e dytë angleze. Xavi dhe Koku kanë luajtur me Barcelonën.
Diskutime rreth kësaj post