Një tufë bletësh dyshohet se ka ‘vrarë’ 63 pinguinë në Afrikën e Jugut, pasi i kanë pickuar ata në sy. Zyrtarët qeveritarë dhe një organizatë jofitimprurëse thanë se pinguinët u gjetën në qytetin e Simonit, rreth 25 kilometra larg qytetit të Cape Toën të Premten në mëngjes.
“Pas testeve, ne gjetëm pickime bletësh rreth syve të pinguinëve,” tha David Roberts, një veteriner.
“Kjo është një dukuri shumë e rrallë. Ne nuk presim që të ndodhë shpesh, është një fatkeqësi. Kishte edhe bletë të ngordhura në vendngjarje.”
Diskutime rreth kësaj post