Pas lëvizjeve të Sali Berishës, duket se kryetarit të PD-së, i ka hyrë frika. Kryedemokrati, Lulzim Basha, ka bërë sot lëvizjen urgjente. Mësohet se sot, Basha do të zhvillojë një takim me krerët e degëve lokale të PD-së në Kukës dhe Shkodër. Bëhet me dije se takimi me ta do të zhvillohet në selinë blu.
Basha ka zgjedhur që ti mbledhë veç e veç drejtuesit lokalë të PD-së, pas një mbledhje të madhe që bëri me ta dy ditë pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.
Kujtojmë se Basha përjashtoi papritur nga grupi parlamentar, ish-kryetarin e PD-së, Sali Berishën. Në fjalën e tij, Basha tha se ishte i detyruar të merrte këtë vendim për të shpëtuar Partinë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post