Nënkryetari i PD-së, Ervin Salianji sulmoi mbrëmjen e djeshme figurat më një karrierë shumë të gjatë në Partinë Demokratike, siç ka qenë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ku tha se ajo ka dalë hapur kundër PD-së dhe tani bën sikur i dhimbset partia.
“Në mënyrë të paciptë, dalin kryetarët e disa partive të tjera e flasin për PD sikur u dhimbset PD-ja. Kjo pastaj është me ta… Nuk di ku ta kapësh! Ka krijuar parti më vete, e del ajo e flet për PD, se i dhimbset, ku nuk mori dot as 3000 vota në gjithë Shqipërinë. (Po flet për Topallin?) Po, patjetër! I le i le PD e i fry, këta ikin, të dalin kundër e dalin sikur u dhimbset PD dhe janë shumë!”- tha Salianji.
Diskutime rreth kësaj post