Gazetari Blendi Fevziu komentoi mbrëmjen e djeshme fenomenin e vrasjeve brenda familjes. Një fenomen që siç tha ai, lidhet edhe me maskilizmin në shoqërinë shqiptare, me idenë e meshkujve se gratë i kanë pronë. Në këtë pikë Fevziu kishte edhe një thirrje të qartë: Një burrë që vret gruan, është një burrë i dobët.
“Në pjesën e tretë do të përqendrohemi tek një ngjarje që ka tronditur zonën e Divjakës, ku Hekuran Rrasa ka qëlluar ndaj gruas së tij Fëllënxa dhe me pas ka vrarë dhe veten. Sherret kanë ndodhur si pasojë e varfërisë thuhet në informacionet e gazetarëve. Por në çdo rrethanë është vrasja e 8 që ndodh brenda familjes. Është vrasja e 8, edhe pse vrasjet janë me motive krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra… Në thelb ngelen vrasje brenda familjes”.
“Ne do kemi këtë kronike, do mundohemi të shohim edhe në ditët në vijim, sepse është një prej fenomeneve të tmerrshme të shoqërisë shqiptare, është një fenomen që lidhet edhe me maskilizmin shqiptar, dhe me idenë e burrit që e ka pronë gruan e tij, jo ky rast, por në shumë raste të tjera… Edhe një thirrje nga ana ime: Nuk ka burrë që vret gruan, edhe nëse e konsideroni veten burrë-burrë me ato dy ‘rr’ e famshme. Një burrë që vret gruan, është një burrë i dobët”, tha Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post