Mbledhja e Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së është shoqëruar me debate në lidhje me vendimin e kreydemokratit Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha.
Flamur Noka, një nga përkrahësit i cili ka dalë hapur ndaj Berishës ka zhvilluar diskutim të ashpra me Bashën duke i kërkuar llogari për vendimin e marrë.
Ndërkohë debatet kanë vijuar edhe në korridoret e selisë blu. Pas mbarimit të mbledhjes Noka është parë i tensionuar duke debatuar me Ervin Salianjin. Siç shihet nga fotoja ato po vijojnë debatin edhe pas mbledhjes së PD-së.
Diskutime rreth kësaj post