Erion Braçe ka dorëzuar të premten detyrën si zv.kryeministër, pasi qeveria e re “Rama 3” nisi zyrtarisht mandatin. Në një shënim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe e quan si “një përvojë e çuditshme pushteti, përvojë karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova-ma kërkuan, as e pranova si të tille e as më pranoi”.
Në detyrën e tij si numri dy i qeverisë së kaluar, Braçe thotë se pati lirinë të kundërshtojë, të thotë jo. “Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtesisë,” shprehet ndër të tjera socialisti, i cili ka publikuar pamjet nga zyra e tij, ndërsa bie në sy përmbysja e karriges.
Reagimi i plotë:
“Te premten qe shkoi puna ime ne #qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi;
Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda.
Nje pervoje e cuditshme pushteti, pervoje karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.
Por e vlefshme gjithesesi;
Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.
Nje gje ja them kujtdo ama:
Pata lirine te kondershtoj, te them JO;
Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur cdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;
NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT!
Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie.
SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!
Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte,
Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;
Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mbledhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik…
Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem!
Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App, Elvisin per drejtorine e parandalimit te pastrimit te parave te pista;
SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU!
Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!
Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht!
Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres;
Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj!
Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua!
E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre;
Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter.
E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!
Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time!
I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite.
Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe!
Keshtu, beteje eshte, vazhdon;
Nje dite tjeter, ne nje vend tjeter!
VO: ne video, #DukeIkurNgaKarrigia” tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post