A ka marrë Shqipëria ndihmë financiare për ardhjen dhe akomodimin e afganëve në Shqipëri? Kësaj pyetje i është përgjigjur kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për gazetën franceze, “Liberation.gr”.
Ai e ka përgënjeshtuar deklaratën se Shqipëria dhe vendet e tjera kanë pranuar që të marrin afganët dhe po ndihmohen financiarisht për të përballuar faturën e strehimit të tyre, deklaruar nga presidenti Emmanuel Macron.
“Teksa SHBA po evakuojnë afganët të cilët po vendosen në Shqipëri ose në vende të tjera kundrejt një pagese, ka një pyetje që ne duhet ta bëjmë si europiane dhe nuk dua që ne ta vuajmë”.
Rama është përgjigjur i prerë duke thënë se vendi ynë nuk paguhet e se një pjesë e afganëve që kanë mbërritur kanë punuar në vendin e tyre për organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se janë ato që mbulojnë shpenzimet e tyre por pa i dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.
‘Eshtë e pavërtetë” – është shprehur Rama.
Por nga ana tjetër, Rama pohoi në intervistë se SHBA-të i kanë propozuar Tiranës financim për ngritjen e kampeve të refugjatëve, por se kjo gjë nuk është pranuar nga qeveria Shqiptare. “Sepse kampet janë dehumanizuese dhe krijojnë probleme me popullsinë” ka thënë ai.
Edi Rama ka pranuar gjithashtu se Shqipëria po përpunon një plan për integrimin e tyre në shoqëri duke filluar që me fëmijët. Ai ka pranuar se jo të gjithëve do tu jepet viza për të shkuar në SHBA dhe disa prej tyre do të mbeten gjithmonë në vend.
“Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë ti integrojmë në sistemin tonë mediatik” tha ai duke e shoqëruar si gjithmonë intervistën me kritikat për Europën që ka rënë peng i ksenofobisë e duke shtuar se etërit e saj themelues do kishin pasur turp po në na shihnin”
Diskutime rreth kësaj post