Nuk ka kaluar pa debate të forta, mbledhja e grupit parlamentar të PD në selinë blu. Mësohet se ka qenë deputeti Flamur Noka, ai që është përplasur me kryedemokratin Lulzim Basha, duke i kërkuar shpjegime lidhur me vendimin që ka marrë për përjashtimin e Sali Berishës.
Po ashtu, deputeti Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”.
Ndërkohë që Basha e ka hedhur poshtë akuzën, duke përsëritur se ai ishte vendimi më i vështirë që kishte marrë prej kohësh.
DEBATI NË MBLEDHJE:
Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.
Kryesorja është që t’i japim zgjidhje çështjes Berisha dhe më pas vendosim për komisionet dhe strategjinë në parlament.
Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë.
Diskutime rreth kësaj post