Luftëtarët talebanë janë fotografuar me armë në dorë ndërsa argëtoheshin duke pedaluar në një park kombëtar të vendit. Ndërkohë në mbarë Afganistanin janë duke u mbajtur protesta kundër ndalimit të vajzave në shkollë.
Pamjet e publikuara tregojnë militantët që kanë hipur në barkat në formë mjellmash dhe pedalojnë në ujin e Parkut Kombëtar Band -e Amir. Më parë kjo ishte një pikë e vizituar turistike për të huaj e vendas. Parku ka gjashtë liqenë të thellë që ndodhen në malet Hindu Kush, afërsisht 45 milje nga Bamiyan, dikur shtëpia e Budave të Bamiyanit, të cilat talebanët i shkatërruan në 2001.
Sundimtarët e rinj talebanë të Afganistanit, të cilët ngritën një ministri për ‘përhapjen e virtytit dhe parandalimin e veseve’ në ndërtesën që dikur kishte Ministrinë e Çështjeve të Grave, tani po përballen me protesta për mënyrën sesi po i trajtojnë gratë dhe vajzat, vetëm një muaj pasi morën kontrollin e kryeqytetit.
Punonjësve femra në Kabul u është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe tashmë atyre do t’u lejohet që të bëjnë vetëm punë që nuk mund të zëvendësohen nga burrat.
Diskutime rreth kësaj post