Analisti Genc Burimi kam komentuar kabinetin e ri qeveritar ‘Rama 3’. Burimi tha për Ora, se në këtë kabinet nuk ka risi, por është vazhdimësi i dy mandateve të para, ndërsa shton se kryeministri Edi Rama i bën qeveritë siç dëshiron ai vetë, duke qenë se ka fuqinë në dorë.
Genc Burimi: Nuk ka risi është vazhdimësi, është si Rama 2. Është një qeveri e përbërë me shumë gra që është gjë e mirë, por është një kategori e re ministrash që tregon që Rama sot ka fuqinë në dorë dhe i bën qeveritë siç do ai. Në këtë mënyrë ai pretendon që politikën ta bëjë me anë të partisë. Është diçka që kemi parë edhe në perëndim, nuk është për t’u habitur.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post