Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ftuar Kosovën që të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”. Gjatë një interviste nga Turqia, Vuçiç thotë se nga “Ballkani i Hapur” do të përfitojnë të gjitha shtetet edhe Kosova nëse bëhet pjesë e saj.
Disa ditë më parë, Vjosa Osmani në një linjë me Albin Kurtin e konsideroi nismën si një ide të rrezikshme që vonon integrimin europian të rajonit.
Deklarata e Vuçiç;
“Nuk vë bast se Osmani ka të drejtë. Sigurisht, Serbia do të përfitojë nga nisma “Ballkani i Hapur”, por Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, i gjithë rajoni gjithashtu do të përfitojnë prej kësaj nisme dhe nëse Prishtina dëshiron të marrë pjesë në të, nuk ka dyshim se edhe ata do të përfitonin shumë”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Diskutime rreth kësaj post