Ish-kryeministri Sali Berisha njofton takimin e radhës me demokratët, në atë që e quan “Foltorja”, nismë e tij për të larguar Lulzim Bashën nga kreu i PD.
Berisha thotë se takimi i radhës do të mbahet në qytetin e Fierit. Ai i bën thirrje demokratëve t’i bashkohen.
Kujtojmë se Berisha u shpall non-grata nga SHBA me akuzat e korrupsionit masiv dhe pengimit të drejtësisë, ai u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, ndërsa tani po tenton të rimarrë partinë duke larguar Bashën.
Postimi plotë:
“Njoftim!
Diten e martë më datën 21 shtator 2021 do të mbahet ne Fier: “Foltorja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit të marrin pjesë! Vetem te bashkuar fitojme!”-shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post