Analisti i njohur, Ergys Mërtiri gjatë një interviste televizive, ka komentuar “sherrin” mes ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe kreut të demokratëve, Lulzim Bashën.
Përplasja mes tyre erdhi pasi Basha mori vendimin për ta përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar, më datë 9 Shtator. Martiri shprehet se çdo dobësim i opozitës i shërben pozitës, ndërsa shton se PD do e marrë sërish veten pas një konflikti të tillë.
“Çdo dobësim i opozitës, i shërben pozitës. Çdo përçarje, ku njëra palë hedh sulme në publik, kjo dëmton imazhin lidershipin e PD. Sado që PD të dalë e dëmtuar nga kjo histori, mendoj se PD do e marrë veten dhe do të dalë e fortë, pas këtij konflikti. Konflikti është pengesë që një forcë politike të zhvillohet dhe të ecë përpara, dhe të krijojë imazhin e duhur, por nga ana tjetër, konflikti i forcon njerëzit në politikë sepse ai që do të fitojë, do të ketë më shumë autoritet dhe peshë publike. Konflikti prodhon lider.”-shprehet ai.
Ai shprehet se PD ka vuajtur pasi është krijuar përshtypja se Basha nuk ka autoritet, ndërkohë shton se nëse kreu i opozitës do të dalë i fituar nga ky konflikt do të ketë fuqi në duar.
“PD deri më tani ka vuajtur nga fakti se Basha është parë sikur nuk është i fortë, nuk ka autoritet. Kjo vjen për shumë arsye, për faktin se ka qenë i detyruar të drejtojë me konflikte, ka qenë i sulmuar dhe roli i tij si kryetra ka qenë dubluar. Nëse Basha do e fitojë këtë betejë, patjetër që do të çlirohet nga këto dhe do të ketë më shumë fuqi në duar për të qenë imponues. Nëse Berisha do të fitojë, patjetër që do të ketë at vrullin.”-u shpreh Mertiri.
Sipas tij pushteti zyrtar i PD i mbijetojë kësaj lloj përplasje, ndërsa shton se konflikti po shuhet, dhe njëra palë do të shkojë në shtëpi.
” Fuqia nuk është domosdoshmërisht, aftësi që ka një lider për të mbledhur njerëz rreth vetes, për të bërë protesta. Ky nuk është pushtet i mjaftueshëm, aq më tepër kur ndeshesh përballë pushtetit zyrtar të PD që nuk e ka karizmin, por nga ana tjetër ka elitën drejtues dhe faktorë të tjerë shumë të rëndësishëm siç është faktori ndërkombëtar. Në politikë, sado që mund të kesh entuziazëm, faktorët janë shumë të vëmendshëm ndaj luhatjes së pushtetit. Pushteti zyrtar i PD do i mbijetojë kësaj lloj përplasje. Tani jemi në periudhën e shuarjes së zjarrit dhe pasi zjarri të jetë shuar plotësisht, njëra palë do shkojë në shtëpi dhe nga pala që do të shkojnë në shtëpi, nga pala e njerëzve që e kanë mbështetur atë do të shkojnë nga pala fituese.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post