Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në datën 21 shtator në disa zona të Tiranës.
Në njoftimin e bërë bëhet me dije se, OSHEE me kërkesë të OST do të kryejë remont në zbarrat 110kV në NST Traktora gjatë intervalit kohor 00:00- 06:00.
Njoftim i OST për abonentët Tiranë:
“Stakim, 21 shtator. Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në zbarrat 110kV në NST Traktora, në datën 21 shtator gjatë intervalit kohor 00:00- 06:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Kodra e Priftit, Shkozë, Rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand), Zona pranë spitalit “Shefqet Ndroqi”, “Kodra e Kokonozëve”, Ish Parku Komunal, Pallatet prane Oxhakut te ish- shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Metallve, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Shkoze(pjeserisht), Zona rreth Qytet Studenti.“-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post