Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë një mesaz ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI, Ilir Dashi.
Meta thotë se në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta vdiq miku i paharruar. Ai ngushëllon familjarët, miqtë e kolegët.
Statusi i Metës:
“I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.
Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!
Të prehet në paqen e merituar!“-shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post