Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilëson qeverinë shqiptare të sapobetuar, një produkt mafioz të turpit historik të 25 prillit. Vasili deklaron se SHBA dhe OSBE e kanë damkosur qartë masakrën mafioze të u konsumua më 25 prill duke cituar qëndrimet e tyre.
Sipas tij, masakra zgjedhore është ulur këmbëkryq në Shqipëri dhe qëndrimi ndaj saj është gur prove për këdo shqiptar dhe të huaj, për t’u vendosur ose në krah të demokracisë ose në krah të mafies antishqiptare të rilindjes në pushtet.
Postimi i Vasilit:
“Qeveria e turpit historik të 25 prillit!
Qeveria që u betua dje është produkti mafioz i turpit historik të 25 prillit.SHBA dhe OSBE i kanë damkosur qartë masakrën mafioze, që u konsumua në 25 prill dhe që është një hap kriminal për të legjitimuar kapjen rilindase të drejtësisë, zgjedhjeve dhe ekonomisë.SHBA ishin shumë të qartë.Ambasadorja amerikane Elisabeth Rosenstock-Stiller, në fjalën e mbajtur në misionin e OSBE në maj vetëm dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit:
“Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve.SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme”,- thuhet në deklaratën e SHBA-së për zgjedhje.Në 25 prill në Shqipëri sipas raportit të OSBE-ODIHR u konstatua se Rama dhe rilindja kanë kryer një masakër zgjedhore të vërtetë ku:
– Qeveria organizoi dhe financoi në mënyrë mafioze shitblerjen më kriminale dhe masive të votave të parë ndonjëherë.
– Qeveria e përdori pushtetin duke shpërdoruar në mënyrë kriminale të dhënat personale të qindra mijëra qytetarëve, të cilat janë tashmë në duart e krimit të organizuar dhe trafikantëve duke tronditur rëndë sigurinë publike dhe atë personale të qytetarëve.
– Qeveria shpërdoroi pushtetin dhe administratën për presione mafioze mbi qytetarë dhe biznese, përdori dhjetëra milionë euro dhe e gjithë administrata u përdor si detashment kriminal zgjedhor kundër qytetarëve.
– Dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe Maqedoni iu mohua e drejta e votës në mënyrë antikushtuese nga qeveria me vendime të paligjshme.
– Qeveria kapi dhe zaptoi kriminalisht dhe totalisht median, për të mashtruar dhe dezinformuar qytetarët për qëllimet elektorale të rilindjes.
– Qeveria punësoi me mijëra njerëz në mënyrë të paligjshme në administratën publike vetëm me qëllime elektorale.
– Qeveria shpërdoroi në mënyrë mafioze dhjetëra milionë euro e rindërtimit për të orientuar votën.
– Qeveria përdori grupet kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve.
Me votën e lire nuk ka kompromis ajo ose është e lirë ose e dhunuar.25 prilli ishte prova e dhunimit ekstrem të votës së lirë me çdo mjet e mënyrë dhe me përfshirjen e hapur të mafies dhe krimit të organizuar.Masakra zgjedhore është ulur këmbëkryq në Shqipëri, qëndrimi ndaj saj është gur prove për këdo shqiptar dhe të huaj, për t’u vendosur ose në krah të demokracisë ose në krah të mafies antishqiptare të rilindjes në pushtet.“-shkruan Vasili.
Diskutime rreth kësaj post