Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili është pyetur në lidhje për ‘krisjen’ mes PD dhe LSI. Ai thotë se janë fjalë pa vlerë, ndërsa shton se forca e tij politike ka ecur në bazë të rregullores së Kuvendit.
“Kjo është një muhabet fiktiv dhe pa asnjë vlerë. Të gjithë anëtarët e LSI, kanë vendin e tyre në Komisionet Parlamentare, dhe këtë nuk e pengon asnjë parti. Është një e drejtë që buron nga rregullorja. Në bazë të kësaj kemi aplikuar dhe çdo gjë është në rregull. Anëtarësia e Komisioneve është një çështje fiktive. Unë jam anëtar i komisionit të çështjeve sociale, Erisa Xhixho është anëtare e komisionit të çështjeve ligjore, unë jam zevëndësues në këto çështje, ndërkohë që Kryemadhi do të bëjë zgjedhjen e vet”, u shpreh Petrit Vasili për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post