Partia Demokratike e ka konsideruar një ogur të keq për median vendimin e parë të qeverisë “Rama 3” për krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin.
Reagimi erdhi nga deputetja Godole e cila shkruan se shoqatat e medias duhet të reagojnë ndaj këtij vendimi që ve në jetë ligjin “antishpifje”.
REAGIMI:
“Qeveria „Rama 3“: Propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore
Fakti që një ndër vendimet e para të marra sot nga qeveria “Rama 3” që krijimi i një Agjensie për Mediat dhe Informimin, është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë.
Sepse ky duket që do të jetë mandati i propagandës dhe censurës së ligjëruar me vulë kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.
Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!”, shkruhet në reagim.
Diskutime rreth kësaj post