Pedagogu Rezart Prifti komentoi ministrat e rinj të qeverisë Rama 3. Ai tha se një pjesë e të cilëve sipas tij do të zëvendësohen shumë shpejt.
Komenti i Priftit:
“Ky është problemi im, gjysma e ministrave janë ata të vjetrit. Unë jam partizan i të rinjve, por nuk mund të vendosen pa kriter, pa asnjë lloj eksperience, kur janë të rinj kërkojnë qiqra në hell. Janë diletantë në aspektin profesional. Nuk mund të bësh politika për fëmijët kur ti je fëmijë vetë, nuk mund të bësh politika për bujqësinë kur ti nuk e njeh vetë Bujqësinë. Disa prej ministrave do të zëvendësohen me të tjerë, disa emra nuk do të jenë shumë jetëgjatë”, tha më tej Prifti.
Diskutime rreth kësaj post