Sa fiton Leo Messi tek PSG? Për ti dhënë një përgjigje kësaj pyetje ka menduar e përditshmja franceze L’Equipe: 110 milionë euro neto në tre vite, gjithnjë nëse respekton deri në fund kontratën e tij me PSG deri në 2024. Në vitin e tij të parë me PSG, Messi përfiton 30 milionë euro neto në sezon, ndërsa në dy vitet e ardhshme do të përfitojë 40 milionë euro.
Messi bëhet lojtari i parë në histori që pranon të paguhet edhe me kriptovaluta. Nga 30 milionë euro në vit, 1 milion euro do të investohet në tregun e kriptovalutave. Kujtojmë që Messi nuk ka marrë asnjë qindarkë bonus për faktin që firmosi me PSG.
Diskutime rreth kësaj post