Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale foton e parë me kabinetin e ri qeveritar. Kjo foto u bë menjëherë sa ministrat dhe kryeministri hynë në ambientet e Kryeministrisë, pas betimit para Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Në këtë foto bie në sy edhe një detaj. Salla e Hartave në qeveri është rinovuar tërësisht, ndërkohë që poshtë në dysheme, është shtruar një tapet gjigand ngjyrë lejla.E përballë, është vendosur harta e Evropës. bSalla e Hartave, ka qenë një gjetje e promovuar që në vitin 2013, kohë në të cilën Rama mori detyrën e kryeministrit, dhe prej atëherë nuk kishte pësuar ndryshme. Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, kjo sallë, por edhe ambiente të tjera në kryeministri, u vendosën në rikonstruksion edhe për shkak të plasaritjeve që kishin pësuar muret.
““Salla e Hartave” ne Pallatin e Qeverise, e perfunduar pas punimeve perforcuese, me natyre antisizmike te kushtezuara nga demtimet e termetit te nentorit 2019”, bën të ditur arkitekti Artan Shkreli në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post