Reagimet e ndërkombëtarëve për betimin e qeverisë ‘Rama 3’ para Presidentit Ilir Meta kanë qenë të menjëhershme. Kryeministrin Rama e kanë uruar menjëherë krerët e ambasadave më të rëndësishme në vend si dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi.
Ky ‘sinkronizim’ ndërkombëtarësh për ta uruar Ramën, për politikanin Astrit Patozi, ish-drejtues i Bindjes Demokratike, është një tregues i qartë se në ç’gjendje i kanë shkaktuar opozitës sot treshja Basha-Berisha-Meta.
Reagimi i Patozit:
“MJAFTON KAQ PËR TA KUPTUAR…
Për të kuptuar se çfarë i kanë shkaktuar opozitës treshja Basha-Berisha-Meta mjafton të shikosh se me çfarë shpejtësie, me çfarë sinkronizimi dhe me çfarë dashurie i shprehën urimet qeverisë së re të gjithë aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Dhe të mendosh që është i njëjti kryeministër, si më 2013, ashtu edhe më 2017, madje me një mal mëkatesh më shumë se atëherë, kur u betua për herë të parë si shef i ekzekutivit të këtij vendi.”, shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post