Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka uruar qeverinë ‘Rama 3’ pas betimit para presidentit të Republikës, Ilir Meta. Përmes një mesazhi në ‘Twitter’, Kim shkruan se SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë.
Mesazhi i Yuri Kim:
“Urime Kryeministrit ,@ediramaal në nisjen zyrtare të mandatit të tretë historik. SHBA mezi pret të punojë intensivisht me Shqipërinë për të forcuar demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Urime dhe suksese!”-shkruan Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post