Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale për zhvillimet politike që po ndodhin javët e fundit në vendin tonë pas përjashtimit nga PD të ish-kryeministrit Sali Berisha. Manjani shkruan se Berisha e ka kryer misionin e tij edhe sikur ta ndërpresë turin e takimeve që ka nisur me demokratët. Mirëpo për Manjanin problemi i vërtetë i PD-së është Lulzim Basha.
“Nga ana tjetër, pse PD zyrtare e ka problem Berishën?! A pretendojnë se përfaqësojnë partinë, atëherë pse kanë frikë Saliun?! A janë të zotë e të bindur se janë në rrugë të mbarë, ç’punë po u prish një pensionist, që bën opozitë në mënyrën e tij?! Kaq hall e kanë “qytetarin dixhital”, shkruan Manjani ndër të tjera.
Shkrimi i plotë:
“Për cilindo që i ka sytë n’ballë e mendt n’kokë, problemi nuk është Saliu. Edhe sikur që tani ta ndërpresë turin e takimeve të tij publike me demokratët, Ai e kreu misionin e tij. Ai dëshmoi se humbësi kronik Lulzim Basha është ai që duket. Çdo iluzion tjetër që ishte krijuar edhe nga ideja që Saliu e mbështet dështakun, tashmë ra.
Të gjitha ata që Lulin e shihnin me rrezerva, sot kanë të drejtë. Saliu,përveç rezultateve humbës të zgjedhjeve, u dha të të drejtë. Pra PD e Lulit ka marrë rrugën e humnerës. I vetmi që ka një parashutë me vrima është Luli. Një parashutë që ja ka dhënë Rama për t’i krijuar idenë se Ai do shpëtojë…
Pra Berisha e bëri të veten. Me vonesë pak, por e bëri. Ndaj ska si të jetë më problemi i PD. Ndoshta nuk është as zgjidhja e saj, por drejtimin për në humnerë e ka marrë Luli. Ndaj problemi është Luli, i cili përveç se humbës kronik është edhe fasadë që legjitimon monizmin politik. Fasadë që e bën keqqeverisjen abuzive si një gjë normale…
Kështu që zhvendosja e fokusit nga Luli te Berisha i bën nder fasadës, dështimit dhe monizmit. Zaten shihni mediat e punëmbaruarit e saj qeveritarë që vijojnë të shkumëzojnë kundër Berishës. Në fakt janë të njëjtët që kanë vite që shkumëzojnë kundër tij.
Nga ana tjetër, pse PD zyrtare e ka problem Berishën?! A pretendojnë se përfaqësojnë partinë, atëherë pse kanë frikë Saliun?! A janë të zotë e të bindur se janë në rrugë të mbarë, ç’punë po u prish një pensionist, që bën opozitë në mënyrën e tij?! Kaq hall e kanë “qytetarin dixhital”?!
Dmth Berisha jo sot në pension, po edhe kur të mos jetë më në këtë jetë do ta kenë hall…. Kaq të pazotë e të pashpresë janë. Megjithatë sa më shumë merren me Berishën aq më shumë provojnë veten se nuk janë për këtë punë. Aq më shumë të drejtë i japin Atij.“-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post