Përjashtimin e ish-liderit të PD Sali Berisha nga kreu aktual Lulzim Basha, ish-anëtarja e kryesisë së PD, Endira Bushati e ka cilësuar si veprim prej skuthi.
Deklarata e Bushatit:
“Ishte një veprim prej skuthi në aspektin moral, por përtej aspektit moral është antidemokratik ka probleme në aspektin statutor dhe politik. Nëse në aspektin moral askush nga ne se priste, në fakt shumë nga ne që e kemi kritikuar e kemi ditur që e dëshironte, por besonim se nuk ia mbante. Axhenda e Bashës që nga 17 maji i takimit me Ramën ka qenë e kundërta që pretendohet nga kryetari i një opozite. Ai e ka bërë vetëm për të shpëtuar veten e vet dhe karrigen e vet. Pas marrëveshjes së 17 majit ai ekzekutoi në mesnatë pothuajse gjithë elitën e PD, fiks siç e bëri me Berishën, në 12 të natës duke ekzekutuar figurat kryesore të PD. Këtë e bëri sepse donte të pastronte PD nga të gjithë ata që mund ta kundërshtonin”, tha Bushati.
Diskutime rreth kësaj post