Deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit e hapur të nismës së Berishës brenda PD-së kundër Lulzim Bashës, përpos pozicionimit të fortë kundër vendimit për Berishën, kritikoi strategjinë e kryetarit të partisë së tij për aksionin kundër qeverisë “Rama3”.
Referuar vendimit të opozitës për të grisur fletët e votimit në momentin e zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Flamur Noka u shpreh se kundër regjimit, sikur e cilësoi ai qeverinë socialiste, nuk luftohet në këtë mënyrë dhe me hartime, por strategji duke nënkuptuar, se mungon.
Reagimi i Nokës:
“Unë jam një nga demokratët e orëve të para. Kam papajtueshmëri me kryetarin e partisë time me këtë rast (përjashtimin e Sali Berishës) por kjo nuk do të më pengojë të vazhdoj betejën time kundër regjimit në pushtet. Besoj e ndoqët edhe mbrëmë në fjalën time, këtë kam thënë, të gjithë së bashku kundër regjimit dhe kundër regjimit nuk bëhet duke grisur fletët dhe as duke bërë hartime, kundër regjimit bëhet strategji” tha Noka.
Diskutime rreth kësaj post