Avokati Spartak Ngjela ngriti hipotezën se edhe sikur Sali Berisha të rrëzonte Lulzim Bashën dhe të vendosej në krye të PD ai vijon të ngelet një person ‘non grata’ nga SHBA dhe do e çonte edhe partine në listën e zezë të amerikanëve. Madje sipas Ngjelës nëse Basha nuk do të përjashtonte Berishën dhe të mos kishte mbajtur anën e SHBA do të kishte të njëjtin fund si Ramiz Alia.
Deklarata e Ngjelës:
“Ja e mori e rrëzoi Bashën me këto që thotë ku do shkojë? Apo do të fusë edhe PD në listën ‘non grata’? Ai vijon të ngelet ‘non grata’. Ai mendon se me një pështjellim shoqëror do shkëpus vëmendjen amerikane, por kjo nuk ndodh. Pasi ia merr partine Bashës vetë nuk është më non grata? PD e ka sovranitet se e ka kryetarin për të cilin ka votuar edhe ai, le të jetë bërë pishman. Ramiz Alia u rrëzua pasi amerikanët i kërkonin të godiste Enver Hoxhën dhe nuk e bëri, e rrëzuan, dhe mbështetën Saliun. Bashën ia kërkuan të godiste Saliun, ai e goditi, në të kundërt do të kishte përfunduar si Ramiz Alia. Nuk mund të dalë si forcë anti-SHBA asnjë parti’, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post