Fatbardh Kadilli u shpreh se në Partinë Demokratike ka nisur nisur një grupim i ri, me synim ringritjen e saj. Kadilli, i cili kandidoi për kryetar partie në qershor, thotë se po vazhdon punën dhe përpjekjet për të sjellë një formë të re të të bërit opozitë.
“Do të vazhdoj t’i tregoj demokratëve një rrugë të re për të bërë opozitë, e cila është brenda forumeve të Partisë Demokratike, me anëtarë të partisë, me demokratë e me qytetarë të thjeshtë. Kam pasur dhe kam shumë njerëz pranë vetes”, tha ai.
Kadilli ndalet te situata aktuale në parti, ku Basha dhe Berisha kanë nisur ‘garën’ kundër njëri-tjetrit.
“Demokratët janë zhgënjyer që shumë më herët, nga të dy ata. Demokratët duhet t’i shmangen kësaj përplasjeje, pasi vetëm e dëmton Partinë Demokratike. Të dyja këto grupe ia kanë marrë frymën PD-së. Kur kam dalë në fushatë, doja ta çliroja partinë nga monopoli i tyre.
PD, për fat të keq është dominuar në dukjen e saj, nga fanatikë të Berishës, të cilët janë të paktë në numër, por të zhurmshëm dhe oportunistë të Bashës, që mundohen dhe nuk kanë skrupuj për të marrë një funksion sado të vogël dhe për të izoluar çdo mundësi të lirisë dhe demokracisë brenda partisë”.-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post