Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka takuar sot edhe gjyqtarët e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ka qenë vetë ambasadorja, e cila ka ndarë detaje nga takimi duke u shprehur se gjyqtarët pavarësisht presionit të fortë, po zbatojnë me përpikmëri reformën në drejtësi.
Postimi i plotë:
“Gjyqtarët e GJKKO-së së Apelit kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të reformës në drejtësi.“-shkruan Yuri Kim.
Diskutime rreth kësaj post