Kreu i unionit të gazetarëve Aleksandër Çipa ka analizuar situatën politike në vend dhe përplasjen e bujshme mes Bashës dhe Berishës.
Opozita e përçarë? Situata problematike është pasi Berisha kërkon të rrëzojë Bashën dhe për të krijuar proces të ri zgjedhor, kjo betejë mban një kontekst tjetër sepse kriza mes të dyve nisi pas një kërkese të SHBA pas shpalljes “non grata” dhe pas një vendimi ku Berisha u akuzua për korrupsion dhe pengim të demokracisë.
Këmbëngulja se Bashës ja kanë kërkuar amerikanët përjashtimin e Berishës nga ana tjetër nisja e turit të foltores së Berishës me demokratët është një situatë e re në Partinë Demokratike. Shumica socialiste është shumë e avantazhuar. Ngelet për tu parë si do të zhvillohet turi i zotit Berisha dhe a do të çojë kjo në një përplasje të madhe në PD, kjo është një dilemë që pritet të konfirmohet në vijim. Kjo e dobëson opozitën në përballje me socialistët e kryeministrit Rama.
Nëse vjen Berisha në krye të PD, çfarë ndodh në marrëdhëniet me Amerikën – “Nëse Berisha nuk do të ketë një procedim juridik pas atyre akuzave që i janë bërë nga SHBA. Ai ka të gjitha mundësinë për ta bllokuar lidershipin aktual dhe së dyti për ta ndarë PD. Ky është rreziku më potencial, duhet një zgjuarsi nga dy liderët që mos e dëmtojnë këtë institucion publik. Dy protagonistët nuk duhet ta dëmtojnë këtë parti”, – përfundoi Çipa.
Diskutime rreth kësaj post