Ftesa e Qeverisë për bashkëpunim me opozitën për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, mori përgjigje brenda pak orës, po në seancë plenare.
Ministri i Drejtësisë ishte i qartë se i nevojiten votat e demokratëve për të ndërhyrë në afatin e caktuar kushtetues, që përkon me qershorin e ardhshëm, por nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, i rikujtoi mendimin e kundërt të Komisionit të Venecias.
“Është një proces i cili po mbetet në mes të rrugës sepse ju e llogaritet gabim, po përfundon afati kushtetues që e përcaktoi Venecia, që tha që duhet të ishte i shkurtër. Ishit të pazotë që ta arkitektonit një reformë drejtësie të thjesht dhe funksionale”, – deklaroi Bylykbashi në foltoren e Kuvendit.
Më herët Manja shpjegoi se mazhoranca po punonte me partnerët ndërkombëtarë për këtë, duke lënë të nënkuptohet se ambasadorët me gjasa do bëjnë presion ndaj opozitës që të japë votat e veta.
Si një nga njerëzit që demokratët i kanë besuar disa prej betejave kyçe legjislative, Bylykbashi kishte një mesazh edhe për opozitën, duke i shpjeguar asaj se me demokraci të brendshme dhe integritet mund t’i bëjë ballë presioneve.
Diskutime rreth kësaj post