Ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij nuk do t’i lejohet pajisja me vizë për në Shtetet e Bashkuara, për shkak se ata janë përcaktuar nga DASH si persona që u ndalohet hyrja në vend.
Edhe pse Berisha ka 8 vjet që nuk është në pushtet, Kim tha se vendimi u mor pasi këto procese kërkojnë kohë shumë të gjatë.
Pjesë nga intervista:
Zëri i Amerikës: A ju ka kërkuar informacion Zoti Basha?
Ambasadorja Kim: Ka kërkuar publikisht. E kemi dëgjuar. Kemi parë edhe deklaratat nga të tjerë. Kur vjen fjala tek Qeveria e SHBA, për këto përcaktime ekziston një proces.
Zëri i Amerikës: Pse masa ndaj zotit Berisha u mor tani, kur ai ka 8 vjet që nuk është në pushtet?
Ambasadorja Kim: Shkuarja deri në fund të këtyre proceseve kërkon një kohë të gjatë. Përsëris, dua të sqaroj që nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu. Uashingtoni nuk merret me diçka të tillë.
Diskutime rreth kësaj post