Pasi opozita bllokoi foltoren, kryeministri Edi Rama është tashmë i pranishëm në Kuvend. Me rregulloren e parlamentit në dorë, kreu i qeverisë tha se në asnjë rresht të saj nuk thuhet që deputetët të qëndrojnë me detyrim në sallë kur për arsye të ndryshme nuk mund të jetë i pranishëm.
Rama shpjegoi se nuk mund të ishte i pranishëm për shkak të përgatitjeve që i duhet të bëjë për një udhëtim që ka të planifikuar për të shtunën. Gjithashtu, Rama theksoi edhe një herë se me të keq dhe duke përdorur forcë fizike, “opozita nuk ka fituar gjë në tetë vite dhe nuk do të fitojë asnjë herë.”
Reagimi i Ramës:
“Në këtë rregullore nuk shkruhet në asnjë rresht, që asnjë deputet ka detyrim të qëndrojë në sallë kur për arsye të ndryshme nuk mund të jetë në sallë. Së dyti, dëgjon e gjithë qeveria këtu. Një debat i zgjatur me aq shumë orë saç është kërkuar nuk mund të ndiqet na të gjithë. Çdo gjë që thuhet këtu, shënohet dhe analizohet më pas.
Nuk u largova, nuk erdha në 16.00, për shkak të ngarkesës së punës. Se pasnesër duhet të largohem për shumë ditë. Për këtë arsye janë shumë detyra për t’u ndjekur. Kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishin ngritur çështjen që unë të jem i pranishëm. Thashë do të vij. Ju bllokuat foltoren. Me të keq, me akte që vënë përpara forcën fizike përdorimin e trupit si pengesë, me ne nuk keni fituar asnjë herë dhe as do të fitoni asnjë herë. Jam i gatshëm ta dëgjoj. Kryetarin e PD. I qëndroj 100 për qind atyre që thashë sot…””, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post