Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Bujar Nishani, Klevis Balliu, Julian Deda janë disa nga figurat e Partisë Demokratike të cilat janë të pranishme ditën e sotme në takimin e parë të ish-Kryeministrit Sali Berisha në luftën e tij për të rikthyer sovranitetin në PD.
Takimi mbahet në hotel Rogner dhe nis në orën 18:00. Berisha ka paralajmëruar takime në të gjithë vendin me demokratët, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së, gjë e cila nuk u mirëprit nga ish-Kryeministri.
Sali Berisha e akuzon Bashën se ka bërë marrëveshje me Ramën për shkatërrimin e PD-së, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në krye të PD-së.
Diskutime rreth kësaj post