Seanca e 3-të për ditën e sotme ka nisur me debate. Kryeministri Edi Rama nuk ka qenë në sallë, për këtë arsye opozita ka refuzuar që të flasë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj ka kërkuar llogari pse nuk është i pranishëm në sallë Edi Rama.
“Na thatë që Rama do vinte në 17:00 ku është, mirë ne dhe shqiptarët na gënjeu, po dhe juve. Rama t’u dal Zot atyre që ka thënë, na thoni pse s’erdhi Rama në orën 17:00, pse gënjeu prap, duan ta dinë qytetarët se s’është fjala për Ramën, por për kryeministrin e Shqipërisë”, tha Rushaj.
Kujtojmë se kryeministri Rama njoftoi se do vinte në orën 17:00, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Diskutime rreth kësaj post