Ne seancën maratonë të Kuvendit të Shqipërisë kryeministri Edi Rama ka bërë prezantimin e planit qeverisës të qeverisë së tij në mandatin e tretë qeverisës.
Rama ka theksuar se një nga synimet kryesore të qeverisë është rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë të reja në 40 mijë lekë të reja deri në fund të mandatit.
Ndër të tjera ai është shprehur se projekti për rritjen e pagës minimale do të fillojë qe me projektbuxhetit të vitit 2022 ku paga minimale do të bëhet 32 mijë lekë të reja.
“Jemi të vetëdijshëm se paga minimale e rritur me 30 mijë lekë të reja është e ulët, rritja me 40 mije lekë të reja do të jetë objektivi deri në fund të mandatit të ri. Do ta llogarisim që me projekt buxhetin e vitit të vitit që vjen me normën e pagës minimale 32 mijë lekë të reja. Mua më vjen shumë mirë sot që i gjithë programi i fushatës është kthyer në objektiv për qeverinë e mandatit të tretë të Partisë Socialiste. Është e vërtetë që jo çdo gjë shkon sipas planit, por e kam fjalën për të gjithë ato që e mbajnë premtimin. Jashtë vullnetit të qeverisë ishte tërmeti, pandemia apo siç ndodhi dhe me aeroportin e Vlorës që ndeshëm me ngecje jashtë vullnetit të qeverisë. Nuk nisem për diçka që nuk e realizoj”, – ka thënë Rama.
Diskutime rreth kësaj post