Gjatë prezantimit të programit qeverisës për katër vitet e ardhshme, kryeministri i vendit, Edi Rama është ndalur edhe tek procesi i Vettingut.
Rama ka thënë se s’do të ketë mëshirë për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe se do të vijojnë që ta mbështesin Vettingun dhe Drejtësinë e re.
Ai ka kërkuar që të korruptuarit e sistemit të drejtësisë të japin llogari. Sipas Ramës, me një drejtësi të pastër do të ketë edhe politikë të pastër.
Kujtojmë se procesi i Vettingut, është në fazën e fundit dhe më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve janë shkrakuar në rreth tre vite.
Diskutime rreth kësaj post