Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar përmes një barcolte të gjithë ata që thonë se PD nuk mund të braktiste aleatët amerikanë për Sali Berishën, të cilin e përjashtuan nga grupi parlamentar pasi u shpall non-grata nga SHBA.
Postimi i plotë:
“Drejtori i një ndërmarrje po intervistonte një vajzë të re të cilën e kishin rekomanduar të punonte sekretare te pradhoma e drejtorit.
I spjegoi drejtorit të gjitha aftësitë që kishte dhe, se sa e zonja ishte në punë e jo vetëm.
Drejtori i mahnitur e pyet:
Sa pret ta kesh rrogën?
7 000 lekë.- i thotë kandidatja.
Jooo – thotë drejtori. Aq e ka rrogën kryeinxhinieri. Ska shanc ta kesh ti aq.
Epo, ik e pallohu me kryeinxhinierin pra.- i tha ajo dhe iku.
Ma kujtojnë rregullisht këtë baracaletë të vjetër të gjithë këta që thonë se s’mund të braktisnin aleatët amerikanë për Berishën….
Le t’i pallojnë aleatët pra (nuk bëhet fjalë të të jenë këta palluesit), se kokërr vote nuk marrin më këtu.
Ja kaq e thjeshtë është.” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post