Ish-presidenti Bujar Nishani foli mbi çështjen e bashkëpunimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha. Gjatë një emisioni, Nishani tha se e beson idenë e bashkëpunimit të fshehtë Rama-Basha, pasi sipas tij kryeministri ka në dorë të gjitha instrumentet. Ai po ashtu theksoi se qeverisje së bashku nuk do të thotë të jesh në një qeveri.
Deklarata e Nishanit:
“Nga pikëpamja formale kemi një opozitë të kompleksuar, një bashkëpunim të fshehtë të Ramës me Bashën dhe unë e besoj në një projekt politik. Rama ka mundur sepse ka të gjitha instrumentet. Qeverisje së bashku nuk do të thotë të jesh në një qeveri. Interesat e Bashës janë interes personale të tij për të qenë zyrtarisht kryetar i opozitës të cilën e konsideron si zyrë punësimi sepse nuk ka asgjë të fituar prej tij. Unë kam qenë njeri me poste dhe pushtet dhe jo vetëm kam besuar por edhe e kam provuar dhe ka funksionuar që kur ke pozicione të tilla duhet që të bësh një pakt me veten në kontekstin e disa sakrificave.
Duhet të pranosh disa kufizime. Kandidati për kryeministër duhet të bëjë diferencën me atë që ka përballë. Fakti që Basha nuk e ka pranuar këtë lloj modeli e ka future në kompromentime të mëtejshme të cilat shfrytëzohen nga kundërshtari i tij politik. Rasti në parlament ku u grisën fletët e votimit dhe menjëherë pas tij doli kryeministri doli dhe mblodhi letrat dhe me të drejtë njerëzit thonë për çfarë i duhen kryeministri qese në xhep. Basha ka faj në mënyrën se si zgjedh të bëjë opozitë. Opozita ka nevojë për përmbajtje, ishte seancë që ka të bëjë me institucionin. Në këto 8 vite fakti që Basha ka dështuar të ndërtojë një projekt është paaftësi e tij”, tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post