Ish-presidenti Bujar Nishani tha se në këtë moment Berisha mund të ketë kontribut për të ndezur një proces serioz radikal të rezultatit që sot sipas tij është jetik për PD.
Deklarata e Nishanit:
“Unë kam 4 muaj që përpiqem të jem prezent në opinionin publik me disa projekte. Një prej paragjykimeve nga të cilat jamë përpjekur të vetëmbrohem është se isha njeri I Berishës. Ky paragjykim më është thënë edhe nga bashkëpunëtorë të mi. Unë kam qenë bashkëpunëtor me Berishën dhe në aspektin njerëzor vendos raporte dhe nëse dikush më respekton unë ndihem borxhli.
Por sot unë ndihem mirë jo për empatinë që ka marrë Berisha por për një fakt shumë pragmatist. Sot për sot po flasim për opozitën si garant të shoqërisë. Duhet të ndryshojë situate dhe kam 4 muaj që e them. Nuk e konsideroj Berishën drejtues të PD por mund të ketë kontribut për të ndezuar një proces serioz radikal dhe reargues të rezultatit që është jetik sot për PD, për të ndryshuar mënyrën e funksionimit. Në këtë moment që është PD nuk e mund dot Edi Ramën”, tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post