Paskal Milo parashikon një dobësim të mëtejshëm të Partisë Demokratike, pas vendimit për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar dhe nisjen e një fushate të brendshme në bazë nga ana e këtij të fundit. Më shumë sesa një përjashtim individual, sipas Milos, me shpalljen non grata, SHBA do të përcjellë një mesazh te politika shqiptare.
Deklarata e Milos:
“Zoti Berisha edhe duke vepruar dhe kjo është në politikë. Edhe kjo që po bën është një mënyrë e të bërit politikë. Besoj që nuk është në interes të PD, do të harxhohej shumë energji nëse do të vazhdohet në këtë rrugë, që mesa duket do të nisë këto ditë. Produkti nuk do të jetë ai që mendojnë nismëtarët e vet. Ajo që do të humbasë do të jetë PD-ja. Do të ketë çarja të grupit parlamentar. Kjo do të dobësojë kohezionin e opozitës në Parlament. Shpallja non grata nga SHBA nuk është thjesht qëndrim personal në adresë të Berishës. Është një mesazh që SHBA i japin klasës politike shqiptare që ka mbaruar periudha e artë, që ata mund të bënin çfarë të donin pa u ndëshkuar”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post