Pedagogu Roland Lami tha se pavarësisht influencës elektorale, që mund të ketë ish-kryeministri Sali Berisha, ai e ka të pamundur të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ai u shpreh se në PD aktualisht janë dy pole, të cilat përjashtojnë njëra-tjetrën dhe nuk krijojnë frymën për ta çuar partinë drejt fitores.
“Z. Berisha sado influencë elektorale të këtë në PD nuk i mjafton të mund të vijë dhe të fitojë zgjedhjet pa mbështetjen e mbështetësve e z. Basha. Në këtë kuptim, jemi në situatë ku të dy polet përjashtojnë njëra tjetrën dehë asnjëri nuk arrin dot të nxjerrë në triumf PD”, tha Roland Lami.
Për Lamin paralajmërimi i ish-kryeministrit Sali Berisha se do të nisë një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin është në dëm të Partisë Demokratike.
“Sigurisht e dobëson dhe bën të mundur një moment për reflektim. Krijon dy pole brenda PD, të cilët përjashtojnë njëri-tjetrin”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post