Përplasjen Basha-Berisha, pasi ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, ish-deputeti Ralf Gjoni e ka quajtur fals. Ai u shpreh se nuk beson te ‘armiqësia’ që ka nisur mes kreut të PD-së, Lulzim Bashës dhe ish-liderit të kësaj partie, Sali Berishës, duke theksuar se janë “lojërat e ujqërve të vjetër të cilët aktrojnë përmes koneve të tyre”. Sipas tij, duhet të jesh “idiot” të besosh se Basha ka aq fuqi në PD, për të përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar.
Deklarta e Gjonit:
“Po merren me lojërat e ujqërve të vjetër të cilët aktrojnë përmes koneve të tyre. Debati i këtyre ditëve është fals. Duhet të jesh idiot që të besosh që Basha ka fuqi brenda PD për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar. Po futemi në një histori tamam histori si telenovelë turke”, u shpreh Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post